Manchester United shkatërron Nottingham Forest-in në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në EFL CUP

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së EFL CUP mes Nottingham Forest dhe Manchester United përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga djajtë e kuq, të cilët patën mundësi të shumta shënimi.
Pas kësaj fitoreje, Manchester United do të përballen edhe njëherë me Nottingham Forest, por djajtë e kuq janë me një këmbë në finale të EFL CUP.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë, të cilin e shënoi Marcus Rashford pas një depërtimi brilant në mbrojtjen e Nottingham Forest.
Në minutën e 23-të, Surridge barazoi rezultatin për Nottingham-in, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi i sapoardhur në Manchester, Weghorst shënoi golin e parë për klubin, për të dyfishuar epërsinë.
Për rezultatin final, u përkujdes Bruno Fernandes i cili shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 89-të.
Manchester United mbylli gjithçka në pjesën e parë, dhe siguroi fitoren, por tani duhet të jenë të përgatitur për ndeshjen kthyese.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant