Përballje

Manchester United me fitore bindëse përballë Aston Villa-s


Lojtarët e ekipit të Manchester United

Manchester United morrën një fitore të rëndësishme përballë Aston Villas me rezultat 1:3.

Aston Villa befasuan duke shënuar të parët në minutën e 24-të me anë të Bertrand Traores.

Lojtarët e Aston Villa-s pas golit

“Djajtë e kuq” ishin të qetë në pjesën e parë ku nuk shënuan asnjëherë dhe përfunduan në disavantazh pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte dominim total i Manchester United ku shënuan në fillim të pjesës së parë në minutën e 52-të nga pika e penaltisë me Bruno Fernandes.

Bruno Fernandes pas golit nga penaltia

Pas vetëm katër minutave për ti dhënë epërsinë shënoi 19 vjeçari Mason Greenwood nga një asistim i Wan-Bissakas.

Greenwood dhe Wan-Bissaka pas golit

Për t’i siguruar fitoren “djajve të kuq”, ishte 34 vjeçari Edinson Cavani i cili shënoi në minutën e 87-të, për rezultatin final 1:3.

Cavani pas golit final të Manchester United

Manchester United ndodhen në pozitën e dytë me 70 pikë, ndërsa Aston Villa ndodhen në pozitën e 11-të me 48 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore