Sport

Manchester United kërkon transferimin e mbrojtësit të Real Madridit


Manchester United është duke synuar transferimin e mbrojtësit të Real Madrid-it, David Alaba.

Kapiteni i kombëtares së Austrisë është emri që tekniku holandez, Erik ten Hag, e kërkon për prapavijën e United, në mënyrë që të rrisë konkurrencën për Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Pavarësisht startit të mirë të aventurës në Madrid, në sezonin e fundit Alaba nuk ishte parësor në planet e Carlo Ancelotti-t, pasi nga 39 ndeshje që luajti në total, vetëm në 21 prej tyre u aktivizua si titullar.

Mediat spanjolle e krahasojnë rastin e Alaba-s me të Casemiro-s në verën e kaluar, ku transferimi erdhi nga asgjëja.

Zërat që e lidhin Alaba-n me një kalim tek United po përforcohen në orët e fundit, me mbrojtësin austriak që është i gatshëm për të dëgjuar propozimin e “Djajve të Kuq”.

Kujtojmë që Alaba iu bashkua Real-it në verën e vitit 2021 si transferim me parametra zero nga Bayern Munich.

31-vjeçari ka luajtur në total 85 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore