Sport

Manchester United kërkon Leon Goretzka-n në rast largimi të Pogba-s


Manchester United po shikon të transferojë mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka.

United janë duke menduar për dikë të zëvendësojë Paul Pogba-n, në rast se largohet, dhe Goretzka është një nga disa opsionet, duke përfshirë Saul Niguez të Atletico Madrid dhe yllin 18-vjeçar të Rennes, Eduardo Camavinga.

United tashmë ka shtuar Jadon Sancho dhe Raphael Varane-n në skuadrën e tyre për mbi 110 milionë funte në atë që ka qenë një verë e suksesshme deri më tani në tregun e transferimeve.

Sidoqoftë, lajmi i keq për trajnerin e United, Ole Gunnar Solskjaer, është se raportohet se Goretzka do të preferonte të qëndronte në Gjermani dhe ta zgjaste kontratën e tij përtej vitit 2022, në vend që të transferohej në Old Trafford.

Goretzka ka fituar 10 trofe që kur iu bashkua Bayernit nga Schalke në 2018, duke përfshirë tre tituj të Bundesligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Menaxheri i Mynihut, Julian Nagelsmann, është i ri në ulësen e Bayernit dhe ai është optimist se mund ta bindë reprezentuesin gjerman të qëndrojë në Allianz Arena për vitet e ardhshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore