Përballje

Manchester United kalon në finale të FA Cup, eliminon Brighton-in pas penalltive


Skuadra e Brighton-it ka bërë një arritje të madhe pas paraqitjeve të mira që është duke pasur në këtë sezon.

Bardheblutë janë kualifikuar në finale të FA Cup, duke e eliminuar Manchester United-in pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt, e as vazhdimet nuk prodhuan gola.

Koha e rregullt, ashtu sikurse edhe shtesa ishin thuajse të tëra të dominuara nga vendasit.

Edhe “Djajtë e Kuq” patën disa raste të mira, por portat mbetën të paprekura në 120 minuta.

Rezultati pas penalltive ishte 7:6, derisa vetëm një ekzekutim nuk ishte i saktë.

Casemiro, Dalot, Sancho, Rashford, Sabitzer, Weghorst dhe Lindelof shënuan për Manchester-in.

Mac Allister, Gross, Undav, Estupian, Dunk dhe Webster shënuan për Brighton-in, ndërsa e humbi penalltinë March.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore