Sport

Manchester United hyn në garë për transferimin e Eriksen


Manchester United supozohet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Danezi ka performuar në mënyrë të jashtëzakonshme që nga nënshkrimi për Brentford në janar dhe ka tërhequr interesin nga Manchester United, si dhe Everton.

Me Erik ten Haag në kërkim të rinovimit të mesfushës së United, Eriksen është shfaqur si një objektiv i mundshëm me menaxherin e ri duke fituar një vështrim të drejtpërdrejtë te lojtari kur ai u lejua të stërvitej me Ajax për një periudhë 30-ditore në një përpjekje për të ringjallur karrierën e tij pasi pësoi një atak kardiak gjatë Kampionatit Evropian një vit më parë.

Kujtojmë se Eriksen pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian, ku nuk dihej se a do shpëtonte gjallë.

Eriksen kërkoi t’i kthehet futbollit, por kjo nuk ju lejua nga ish-klubi i danezit, Inter.

Më pas Eriksen kaloi një sezon tw mirë me Brentford-in, që zgjoi interesimin e plot klubeve të mëdha, përshfirë këtu edhe Manchester United-in

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore