Sport

Manchester United hidhet në sulm për Onana-n


Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thuhet se e ka bindur klubin të sulmojë më me vendosmëri për transferimin e Andre Onana-s.

Tekniku e njeh mirë portierin kamerunas pasi që e ka stërvitur te Ajax-i dhe është i bindur se mund të jetë një element i rëndësishëm për ringritjen e skuadrës.

Raportohet se “Djajtë e Kuq” janë duke e përgatitur një ofertë prej 60 milionë euro për ta bindur Inter-in që ta lërë të lirë gardianin e tyre.

Shifra do t’i lejonte italianëve bashkë me përfitimet nga largimi i Brozovic, për t’ju dedikuar çështjes Lukaku duke hapur një tratativë konkrete me Chelsea-n.

(Photo by OZAN KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/AFP via Getty Images)

Sigurisht që largimi i Onana-s, i cili nga ana e tij ndihet mirë tek Inter-i dhe nuk po ushtron presion për t’u larguar, do të hapte një “gropë” mes shtyllave të portës zikaltër.

Me Vicario-n që shkoi te Tottenhami, emrat që qarkullojnë janë pak a shumë të njëjtët.

Mamardashvili i Valencia-s, për të cilin klubi spanjoll kërkon 30 milionë, Sommer, Lloris dhe Keylor Navas.

Ashtu si Ten Hag, edhe Inzaghi ka kërkuar të ketë në dispozicion organikën e plotë sa më parë të jetë e mundur.

Trajneri italian sigurisht që nuk është se dëshiron nga ana e tij largimin e “gardianit” afrikan, por nëse ky vendim merret nga klubi, atëherë ato duhet të bëhet sa më shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore