Përballje

Manchester United është fitues i EFL Cup, mposht në finale Newcastle-n


Manchester United e fitoi trofeun e EFL, apo Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Newcastle United-in me rezultat 2:0.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi që në minutën e 33-të, kur Casemiro realizoi me kokë pas një harkimi nga Luke Shaw.

Pas vetëm gjasthë minutave, United e gjeti edhe golin e dytë, kur Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Wout Weghorst.

Krejt në fund të pjesës së parë, Manchester-i pati edhe një mundësi të artë për ta shënuar edhe golin e tretë, por goditjen e Weghorst e ndali Loris Karius.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh të dyfishtë të Manchester-it, derisa në të dytën, trajneri i tyre, Erik ten Hag, ndryshoi sistemin e lojës duke u mbrojtur.

Deri në fund, Newcastle pati disa mundësi për të shënuar, por hasi në një mbrojtje të fortë të “Djajve të Kuq”, të cilët e ngritën lart trofeun e parë të tyre për këtë sezon.

Vlen të ceket se ky ishte edhe trofeu i parë i trajnerit holandez në krye të Manchester-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore