Sport

Manchester United do ta paguajë çmimin e Sabitzer


Mesfushori austriak, Marsel Sabitzer, pritet të bëhet pjesë e Manchester United.

29-vjeçari aktualisht është pjesë e klubit anglez, por si huazim nga Bayern Munich, nga të cilët erdhi në janarin e këtij viti.

Mirëpo, mediat angleze raportojnë që trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag është i kënaqur me mesfushorin, andaj i ka urdhëruar drejtuesit e klubit që ta paguajnë çmimin e tij.

Në marrëveshjen e huazimit, është parashikuar edhe blerja e mundshme e mesfushorit, ku çmimi i tij është 25 milionë euro – shumë kjo që duket që do të derdhet në arkat e klubit gjerman në verën e ardhshme.

Gjermanët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, që nuk kanë ndërmend të negociojnë dhe nuk e kanë ndërmend ta ulin shifrën për lojtarin, ndaj tani u takon drejtuesve të United të vendosin.

Që kur erdhi në Premier Leauge, Sabitzer ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Manchester United-it, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ndërkohë, kujtojmë që Bayern-i e bleu atë në verën e vitit 2021 nga Leipzig për 15 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore