Sport

Manchester United dhe Chelsea, në garë për nënshkrimin e Osimhen


Manchester United pritet ta bëjë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, një nga objektivat kryesore të transferimeve gjatë verës, por ata nuk do të jenë i vetmi klub që përpiqet të nënshkruajë me reprezentuesin nigerian.

Osimhen ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me Napolin janë në prag të fitimit të titullit të Serie A dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Football Insider raporton se Chelsea tani ka identifikuar ish-sulmuesin e VfL Wolfsburg, Charleroi dhe Lille si zgjidhjen e mundshme për problemet e tyre të golave dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë funtesh.

Megjithatë, Chelsea nuk ka gjasa të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm – nëse nuk e fitojnë kompeticionin këtë sezon.

Blutë janë në vendin e 10-të në tabelën e Premier Ligës, dhe përballen me Real Madrid-in në çerekfinale të UCL.

United mbetet në pole position për të nënshkruar me 24-vjeçarin, megjithëse Djajtë e Kuq janë lidhur gjithashtu me lëvizje për sulmuesin e Benfica-s, Goncalo Ramos dhe Harry Kane të Tottenham Hotspur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore