Sport

Manchester United “blindon” Rashford-in


Marcus Rashford është futbollisti që bënë pjesë në planet afatgjata të Manchester United-it.

Mesfushorit sulmues i skadon kontrata aktuale në verën e vitit të ardhshëm, por si duhet hedhja e firmës mbi kontratën e re është vetëm çështje kohësh për futbollistin anglez.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për nënshkrimin e kontratës së re.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan se anglezi është pajtuar me kushtet e reja të kontratës dhe në ditët në vazhdim do ta nënshkruajë marrëveshjen e re.

Kujtojmë që Rashford pati paraqitje shumë të mira në këtë sezon me fanellën e United-it, duke shënuar 30 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 56 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është futbollist i dalë nga akademia e Manchester United-it, derisa me ekipin e parë debutoi në janar të vitit 2016 dhe deri më tani numëron 359 ndeshje me 123 gola dhe 68 asistime.

Rashford gjithashtu numëron edhe 52 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Anglisë, ku ka shënuar 15 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore