Përballje

Manchester me fitoren e dytë radhazi në Premier League, mposht Southampton-in


Ndeshja e parë e së shtunës mes Southampton-it dhe Manchester United-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte plotësisht e baraspeshuar, ku Manchester United kishin më shumë posedimin e topit, ndërsa Southampton kishin më shumë mundësi shënimi.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa gola.

Në pjesën e dytë, Manchester United shënoi në minutën e 55-të me anë të Bruno Fernandes, pas një asistimi të Dalot.

Casemiro bëri debutimin e tij në minutën e 80-të, por nuk kishte ndonjë kontribut të madh në fitoren e Manchester United.

Kujtojmë, se as këtë ndeshje Erik ten Hag nuk filloi me Cristiano Ronaldo-n, por e inkuadroi atë në minutën e 68-të.

Pas dy humbjeve të para, Manchester United tani radhitet në pozitën e gjashtë me 6 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore