Manchester-i është blu

SHFLETO
Jon Haxhiu
06.11.2021 15:42
Loading Icons...

Derbi mes Manchester United dhe City-t përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Manchester City të cilët kishin mbi 16 mundësi për të shënuar, dhe mbajtën topin 68% të kohës.

Në minutat e para të ndeshjes, “djajtë e kuq” nuk po arrinin as të preknin topin, dhe kjo humbje poshtëruese në Old Trafford, mund të rezultojë me shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Goli i parë erdhi në minutën e shtatë, nga Eric Bailly, i cili shënoi në portën e gabuar duke u munduar të largonte topin nga zona e rrezikshem e portës së De Gea.

Pas shumë përpjekjeve, goli i dytë u shënua në fund të pjesës së parë në minutën e 45-të me anë të Bernardo Silva-s, i cili e shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtësve të Manchester United.

Momenti i golit të dytë

Pjesa e parë ishte pa gola, por dominimi i Manchester City nuk ndaloi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Alex Telles goditi në këmbë, Gabriel Jesus-in, por gjyqtari nuk referoi penallti.

Me këtë fitore Manchester City radhiten në pozitën e dytë me 23 pikë, ndërsa Manchester United janë në vendin e pestë me 17 pikë.

Kujtojmë se në ora 16:00 në Premier League do luajnë:

Chelsea – Burnley

Brentford – Norwich

Crystal Palace – Wolves