Manchester City, zëvendësuesi i Rodri-t mund të vijë nga Torino

Rodri humbi sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë të marrë në duelin ndaj Arsenal-it fundjavën e kaluar
SHFLETO

Rodri (David Blunsden/Action Plus/Shutterstock)

 

Romario Ismailaj
28.09.2024 19:03
Loading Icons...

Manchester City thuhet se është në kërkim të yllit të skuadrës së Serie A, Torino-s, Samuele Ricci për të zëvendësuar Rodri-n e dëmtuar, pretendon gazeta “The Guardian”.

Pep Guardiola është i detyruar të gjejë përforcime në afatin kalimtar të janarit pas dëmtimit shkatërrues të Rodri-t.

Kjo e përjashtoi atë për pjesën tjetër të sezonit dhe mungesa e tij u ndje shumë në barazimin 1-1 të sotëm në Premier League me Newcastle United.

Sipas “The Guardian”, City po i drejtohet Serie A për zëvendësimin e tij, duke i vendosur sytë te Ricci.

Mesfushori ka mbushur vetëm 23 vjeç muajin e kaluar dhe ka katër paraqitje për Italinë, pasi është hequr në minutën e fundit nga skuadra për Euro 2024.

Ai është një pjesë kyçe e epokës së re të “Azzurri”-t të Luciano Spalletti-t, duke luajtur në fitoren 3-1 të Nations League ndaj Francës.

Torino pagoi 9.5 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar Ricci-n nga Empoli në vitin 2022 dhe si pjesë e kësaj marrëveshje i detyrohet klubit 10 për qind të tarifës së tij të transferimit të ardhshëm.

Milan-i dhe Napoli tashmë ishin përpjekur të nënshkruanin me Ricci-n gjatë verës, duke ndihmuar që çmimi i tij të rritet në 35 milionë euro.

Mesfushori me këmbën e djathtë është lojtari i dytë më i mirë në ligat kryesore të Evropës për ruajtjen e topit, pas vetëm yllit të Bayern Munich-ut dhe veteranit gjerman, Joshua Kimmich.