Sport

Manchester City, pretendentë kryesor për transferimin e Sergio Ramos


Sergio Ramos

Sergio Ramos po i shikon ofertat e mundshme që ka marrë nga Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen, para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij sipas gazetës amerikane, ESPN.

Të tre gjigandët evropianë janë interesuar për situatën e Ramos-it, pasi ai konfirmoi se do të largohet nga Real Madrid në një transferim të lirë pasi kontrata e tij skadoi.

35-vjeçari po i shikon të mirat dhe të këqijat e secilës mundësi, duke konsideruar familjen si një nga faktorët kyç për vendimmarrjen e tij. Muajin e kaluar u fol se City po mendonte të bënte një ofertë për Ramos-in nëse ai nuk do arrinte një marrëveshje me Realin.

Ky interes vazhdon, për blutë e Manchester-it dhe ata dëshirojnë t’i ofrojnë Ramos-it një kontratë dy-vjeçare, e cila do të rivlerësohej deri në verën e vitit 2023.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore