Manchester City merr përkohësisht kryesimin e Premier League

Romario Ismailaj
13.04.2024 17:54
Loading Icons...

Manchester City është ngjitur përkohësisht në krye të Premier League pas triumfit 5-1 ndaj Luton-it këtë të shtunë në “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiola-s arriti të kalonte me lehtësi miqtë nga Lutoni duke marrë një tripikësh që i ngjit në krye të Premier League, por Arsenal-i dhe Liverpool-i ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre.

Sfida u hap me autogolin e mbrojtësit të Luton-it, Daki Hashioka në minutën e dytë. Dhe pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e “Qytetarëve”.

Në pjesën e dytë, një gol nga Mateo Kovacic, në minutën e 64, dhe një penallti nga Erling Haaland, në minutën e 76, do t’i jepnin City-t një avantazh të trefishtë.

Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin në minutën e 81 me ish-mesfushorin e Chelsea-t, Ross Barkley.

Por, City do të gjente edhe dy herë të tjera rrjetën pas golit të pësuar. Në minutën e 87 realizoi Jeremy Doku, ndërsa gjashtë minuta më vonë belgu do të asistonte për golin e Josko Gvardiol-it.

Me 73 pikë, City shkon në kyre të Premier League, dy pikë më shumë se Arsenal-i dhe Liverpool-i që gjenden poshtë tyre. “Topçinjtë” dhe të kuqtë do të luajnë të dielën sfidat e javës së 29, respektivisht ndaj Aston Villa dhe Crystal Palace.

Përsa i përketë Luton-it, skuadra gjendet në vendin e 18 me 33 pikë dhe rrezikon rikthimin e shpejtë në Championship.

Paralelisht me takimin Man City – Luton u zhvilluan edhe tre takime të tjera në Premier League:

Brentford 2-0 Sheffield United;

Burnley 1-1 Brighton;

Forest 2-2 Wolves.

Më herët në Premier League, këtë të shtunë, u zhvillua takimi Newcastle 4-0 Tottenham.

Sfida e fundit e ditës në elitën e futbollit anglez do të luhet duke filluar nga ora 18:30 mes Bournemouth dhe Manchester United.

Newcastle largon Tottenhamin nga zona Champions

Të fundit

Aktuale