Sport

Manchester City dhe United i bashkohen Liverpool-it në garën për të nënshkruar Bellingham


Rivalët e Premier Ligës, Manchester City dhe Manchester United i janë bashkuar Liverpool-it në “luftën” për të transferuar mesfushorin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

18-vjeçari, është shfaqur si një nga talentet më të rinj në Evropë që kur u transferua në Bundesliga vitin e kaluar.

Reprezentuesi anglez u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren 2-1 në mes Borussia Dortmund-it dhe Besiktas-it në Ligën e Kampionëve.

Javën e kaluar, Fabrizio Romano raportoi se Liverpool po synonte të transferonte ish-lojtarin e Birmingham City, dhe tani pretendohet se City dhe United janë gjithashtu të etur për ta nënshkruar anglezin.

Megjithatë, Bellingham ka akoma katër vjet në kontratën e tij, e cila e bën pothuajse të pamundur largimin e 18-vjeçarit në janar ose verën e ardhshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore