Shqipëria

Manastirliu: Buxheti për shëndetësinë është rritur me 77%


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri një përmbledhje të arritjeve të sistemit shëndetësor gjatë qeverisjes së këtyre 7 viteve.

Ajo tha se nga viti 2013 e deri në buxhetin e fundit, fondet për shëndetësinë janë shtuar më 77%.

“Nëse do të bënim një panoramë ne kemi rritur me 77% buxhetin për shëndetësinë. Në vitin 2021 buxheti për shëndetësinë është 62.9 miliardë lekë”.

Manastirliu foli për pagën e personelit mjekësor, e cila është rritur me 57% dhe bonuset që personeli merr në bazë të performancës.

“E kemi filluar nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët. Pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 57%. Sot mesatarisht paga bruto e infermierëve është mesatarisht 670 dollarë, ndërsa për mjekët është 1 mijë e 100 dollarë. Nga ana tjetër kemi të dedikuara 10 milionë për bonuset për më shumë se 4000 punonjës të shëndetësisë”.

Ministrja e Shëndetësisë aludoi se kapacitetet e shërbimeve spitalore janë rritur. Pacientët me kancer apo sëmundje malinje të gjakut kanë marrë trajtim falas.

“Aksesi në shërbime është rritur. Janë 1 milion qytetarë, çdo vit që përfitojnë nga shërbimi mjekësor. Kemi rritur me 30% më shumë, buxhetin për barnat e rimbursueshme. Ne kemi garantuar mbulim falas për pacientët me kancer apo me sëmundje malinje të gjakut. Kemi siguruar dhe medikamentin jetëshpëtuar, po trajtojmë më shumë se 100 gra në vit. 36 mijë qytetarë kanë kryer koronagrafinë në spitalet publike”.

Punësimi dhe transparenca, është një pikë tjetër në të cilën ministrja Manastirliu u ndal. Ajo tha se punësimi i personelit të shëndetësisë është bërë me meritokraci dhe transparencë.

“Ne kemi bërë punësim me meritokraci. Në katër vite janë punësuar 3500 teknikë të shkencave mjekësore dhe 1200 mjekë me meritë dhe transparencë. Nga viti 2014 e deri më sot janë hapur 7 cikle specializimesh me më shumë se 1700 kuota, për t’iu përgjigjur nevojave të vendit për mjekë specialist”.

Një nga arritjet më të mëdha, u shpreh ministrja, është themelimi i Urgjencës Kombëtare.

Ajo shtoi që jo vetëm flota e re të ambulancave por suksesi që është arritur me numrin unik dhe kartelën e digjitalizuar për ç’do qytetar.

Manasirliu u ndal edhe tek ajo që quhet kantieri i shëndetësisë, ku foli për e godinat e reja spitalore në vend dhe për spitalin e Fierit.

“Ka ndikim të drejtëpërdrejtë në instraktutën spitalore jo vetëm spitalet e reja por edhe investimet me teknologji moderne. Kemi ndërtuar 5 maternitete, 300 qendra shëndertësore, 9 spitale e poliklinika të rindërtuara, pesë spitale janë në ndërtim. Spitali rajonal në Fier do të jetë spital ekselencë dhe që do të pilotojë autonominë spitalore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore