Sport

Man City në krye të garës për talentin 100 milionë paundësh të Bayern Munichut


Jamal Musiala (Getty Images)

Manchester City thuhet se është zhvendosur në krye të radhës për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munich-ut, Jamal Musiala.

21-vjeçari është zhvilluar në një nga talentet më të ndritur të Evropës që kur iu bashkua Bayern-it nga akademia e Chelseat në verën e vitit 2019.

Musiala ka luajtur në 159 ndeshje konkurruese për bavarezët, duke shënuar 43 gola dhe duke dhënë 30 asistime.

Reprezentuesi gjerman ka bërë 34 nga ato paraqitje gjatë sezonit aktual, duke kontribuar me 12 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Thomas Tuchel.

Edhe pse ai është nën kontratë deri në qershor 2026, Musiala aktualisht po lidhet me një largim nga “Allianz Arena”.

Sipas gazetës britanike, “The Independent”, Man City aktualisht është duke udhëhequr garën për Musiala-n.

Ekziston një besim se Musiala mund të jetë i disponueshëm për t’u blerë në verë, ose në 2025 nëse ai nuk arrin të bjerë dakord për një kontratë të re me Bayern-in.

Bavarezët thuhet se janë të etur për të zgjatur marrëveshjen aktuale të Musiala-s, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një kontratë të re.

Ndërsa “Qytetarët” në dukje janë më të interesuarit, Musiala është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Liverpool, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Një raport sugjeroi se Bayern do të kërkojë deri në 100 milionë paundë nëse vendos të ndahet me Musiala në fund të sezonit.

Man City duket se e ka identifikuar Musiala-n si një nga objektivat e tyre kryesorë për të forcuar opsionet sulmuese, të cilat aktualisht përfshijnë Jack Grealish, Phil Foden, Kevin de Bruyne, Jeremy Doku dhe Bernardo Silva.

Megjithatë, ata po konsiderojnë gjithashtu Lucas Paqueta të West Ham United dhe Michael Olise të Crystal Palace përpara afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Pep Guardiola-s dyshohet se ka rënë dakord për kushtet personale me Paqueta-n pasi më parë ishte lidhur me një lëvizje verën e kaluar.

Ndërkohë, Olise ka luftuar me dëmtime këtë sezon, por ka arritur të bëjë përshtypje me gjashtë gola dhe tre asistime në 12 paraqitje në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore