Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
Agon Maliqi, analist politik dhe aktivist i shoqërisë civile, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, duke komentuar rreth zhvillimeve të fundit në kontekstin e bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, konsideroi se “nuk ka fitore më të madhe” për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, sesa bindja e Perëndimit se Kosova s’është palë serioze.
“Nuk ka fitore më të madhe për Vuçiçin se bindja tashmë e ngulitur në perëndim se Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze. Vuçiçi e ka arritur këtë synim dhe e ka shfajësuar veten pa pasur nevojë të bëjë asgjë. Thjesht i ka mjaftuar të ulet, të hajë fara dhe ta shikojë qeverinë tonë në veprim”, shkroi Maliqi pas zhvillimeve të fundit rreth Këshillit të Evropës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, deklaroi se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
E zotimi i ekzekutivit kosovar për dërgimin e draftstatutit në kushtetuese vjen në prag të seasionit pranveror të Komitetit të Ministrave, ku anëtarësimi i vendit të vogël nuk është në rend dite për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një letër të përbashkët, theksuan se ekziston rrezik real që pa progres drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në bazë të draftstatutit të Bashkimit Evropian (BE), aplikimi i Kosovës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel