Lajme

Maliqi: SHBA-të s’kanë problem me vendimet, thjesht kërkohet njoftim më i mirë i serbëve me karakterin dhe qëllimin e tyre


Shkelzen Maliqi

Publicisti kosovar, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në Veri të Kosovës, për gazetën serbe Danas.

Sipas Maliqit, rrezik për shpërthim të konfliktit nuk ka, pasi KFOR-i janë aty për të ndërhyrë nëse situata eskalon, porse vendimi është anuluar që të njoftohen serbët e Kosovës më mirë me karakterin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

“Ambasadori amerikan Jeff Hovenier nuk vuri në dyshim vendimet, por kërkoi shtyrje që serbët të njihen më mirë me karakterin dhe qëllimin e tyre”, ka thënë Maliqi.

“Ai (ambasadori) premtoi se do të iniciojë një aksion të përbashkët me Bashkimin Evropian dhe bisedime me Beogradin dhe serbët e Kosovës për të ulur tensionet dhe për të shpjeguar më mirë masat”.

Maliqi ka përmendur edhe komunikatën e KFOR-it në mesnat se “do të ndërhyjë nëse ka konflikt”.

Qeveria pranon kërkesën amerikane, shtynë zbatimin e vendimit për 30 ditë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore