Të dielën e pesë dhjetorit do të mbahen zgjedhjet lokale në Mal të Zi.
Cetinja, Mojkovci dhe Petnjica janë tri komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet.
Sipas të dhënave të komisioneve komunale zgjedhore, të drejtë vote kanë mbi 26 mijë e 800 qytetarë, përcjell mediumi malazias RTCG.
Qendrat e votimit do të hapen në ora 07:00 për votuesit të cilët kanë mundësi të votojnë deri në ora 20:00.
Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon të premten kishte deklaruar se Mali i Zi ka qenë peng i DPS-së për një kohë të gjatë.
“Është koha që qytetarët e Malit të Zi të konfirmojnë edhe një herë se vendi i DPS-së është në histori dhe para gjykatës”, shkroi Von Cramon në Twitter.
Andaj ajo ka bërë thirrje votuesve në Mal të Zi që të votojnë për Lëvizjen URA e cila udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, duke thënë se Lëvizja URA është i vetmi zë i vërtetë qytetar, i gjelbër, progresiv, pro-evropian në Mal të Zi, dhe se ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
#Montenegro 🇲🇪 has being captured by #DPS and its corrupted, nationalistic regime for too long.
It’s time that citizens of Montenegro once again confirm that place of DPS is in history and before the court. pic.twitter.com/Bx2HHP0pLF
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 3, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com