Rajoni

Mali i Zi me masa të reja anti-COVID-19


Mali i Zi

Qeveria malazeze të premten ka miratuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Masat e ndërmarra do të jenë në fuqi nga e premtja deri më 20 gusht.

Ndër masat e ndërmarra për parandalimin e virusit në pikun e sezonit turistik është edhe ajo e hyrjes në objektet hotelierike apo klube të natës dhe diskoteka, vetëm nëse personi është vaksinuar plotësisht ose ka marrë dozën e parë apo të ketë një test negativ PCR për COVID-19, i cili nuk është më i vjetër se 72 orë apo ndonjërën nga provat që personi e ka kaluar COVID-19, apo në rast se dëshmi të një testi të shpejtë negativ të antigjenit, jo më të vjetër se 48 orë.

Së paku njëri nga katër kushtet e kërkuara duhet të zotërohet.

“Një nga këto kushte duhet të zotërohet nga të gjithë punonjësit në industrinë e hotelerisë”, ka thënë Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Igor Galiç përcjell Vjesti.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Igor Galiç

Kurse një masë tjetër e ndërmarrë është ajo që pronarët e objekteve janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e provave të vaksinimit ose testeve negative.

Ndërsa për të miturit, kushtet e mësipërme janë të detyrueshme vetëm kur hyjnë në diskoteka dhe klube të natës.

Rrjedhimisht ky kusht duket shumë paradoksal, meqë klubet e natës dhe diskotekat janë të kufizuara në moshë.

Nën të njëjtat kushte, prania e ngjarjeve sportive në natyrë dhe në objektet e brendshme lejohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore