Lajme

Mali i Zi: 5 të vdekur e 1 mijë e 678 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 4 mijë e 421 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 1 mijë e 678, ndërsa janë konfirmuar 5 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 349 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 37.9 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 465 persona.

Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë gjithsej 15 mijë e 97 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 200 mijë e 535.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore