“Sky Sport Italia” raporton se Paris Saint-Germain dhe kombëtarja e Italisë i kanë ofruar një rol legjendës së Milan-it, Paolo Maldini, i cili u largua nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar.
Ish-mbrojtësi po pret të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij pas ndarjes me gjigantët e Serisë A në fund të sezonit 2022-2023.
Pronari i klubit të Milan-it, Gerry Cardinale, praktikisht e shkarkoi atë pas ndeshjes së fundit të sezonit të kaluar kundër Hellas Verona.
“Sky Sport Italia” tani po pretendon se si PSG ashtu edhe FA e Italisë – FIGC – i kanë ofruar tashmë një rol Maldini-t.
#Calciomercato | Proposte da #PSG e #Nazionale per #Maldini https://t.co/fjGKwa2oUt
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 24, 2023
Gjigantët e Ligue 1 kanë punësuar së fundmi një trajner të ri – ish- trajnerin e Romës, Luis Enrique – dhe thuhet se po planifikojnë të punësojnë Maldini-n si drejtor klubi.
Nuk është ende e sigurt se çfarë do t’i ofronte FIGC 55-vjeçarit, por sipas raportit, një ofertë ka bërë edhe Federata Italiane.
Maldini aktualisht është në pushime dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Ish-mbrojtësi dhe krahu i tij i djathtë, Frederic Massara, kontribuuan ndjeshëm në titullin e parë të Milan-it në Serie A në më shumë se një dekadë në 2021-22, duke nënshkruar disa lojtarë gjatë kohës së tyre në klub, duke përfshirë Theo Hernandez, Rafael Leao, Mike Maignan dhe Fikayo Tomori.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com