Lajme

Makinat autonome mund të jenë veç ëndërr pa ndihmën e njeriut


Startup-et e automjeteve autonome kanë mbledhur dhjetëra miliarda dollarë bazuar në premtimet për të zhvilluar makina të vërteta vetëdrejtuese.

Mirëpo, drejtuesit e industrisë janë të mendimit se mbikëqyrësit njerëzorë në distancë mund të nevojiten përgjithmonë për të ndihmuar shoferët e robotëve në telashe.

Premisa qendrore e automjeteve autonome ka nxitur pjesën më të madhe të kërkimit dhe investimeve.

Por realizimi i makinave robotike që mund të ngasin më të sigurt se njerëzit është jashtëzakonisht e vështirë sepse sistemeve software-ike vetëdrejtuese u mungon aftësia e njerëzve për të parashikuar dhe vlerësuar rrezikun shpejt.

Sidomos kur hasin në incidente të papritura.

Cruise, një njësi e General Motors, e ka pranuar nevojën afatgjatë për operatorë njerëzorë në distancë.

Ashtu si kontrollorët e trafikut ajror, mbikëqyrës të tillë njerëzorë mund të ulen dhjetëra qindra milje larg, duke monitoruar burimet e videove nga shumë makina autonome.

Ndonjëherë me një timon, gati për të hyrë dhe për të bllokuar shoferët e robotëve të ndalojnë.

Këtë muaj, GM tërhoqi dhe përditësoi software-in në 80 automjete vetëdrejtuese Cruise pas një aksidenti të qershorit në San Francisco që la dy persona të plagosur.

Rregullatorët e sigurisë amerikane thanë se software-i mund të “parashikonte gabimisht” rrugën e një automjeti që po afrohej.

Për disa, ideja që mbikëqyrësit njerëzorë mund të jenë për të ndihmuar ngre më shumë dyshime rreth teknologjisë.

Automjetet vërtet autonome janë shumë prapa orareve optimiste të paraqitjes të parashikuara disa vite më parë.

Në vitin 2018, GM kërkoi miratimin e qeverisë së SHBA-ve për një makinë plotësisht autonome pa timon, frena ose pedale gazi që do të hynte në flotën e saj komerciale në vitin 2019.

Ky automjet, Cruise Origin, tani nuk është planifikuar të fillojë prodhimin deri në pranverën e vitit 2023.

Në vitin 2019, shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, premtoi një milion robotaksi për “vitin e ardhshëm”.

Kjo edhe pse opsioni Full Self Driving e kompanisë së tij është kritikuar sepse makinat e saj nuk janë në gjendje për drejtim autonom pa një njeri pas timonit.

Në qershor, Musk tha se zhvillimi i makinave vetëdrejtuese ishte “shumë më i vështirë nga sa mendoja fillimisht”. Por kur iu kërkua një afat kohor, ai tha për këtë vit.

Shumë startup-e të automjeteve autonome sot përdorin njerëzit si mbikëqyrës në distancë, krahas shoferëve të sigurisë që ulen pas timonit.

Ata janë një shpenzim shtesë, por ndihmojnë.

Sidoqoftë, konkurrenca po rritet. Disa qytete kineze po bëjnë presion për të lejuar testimin aktiv të këtyre makinave autonome sa më shpejt.

Nevoja për të trajtuar rastet e skajshme dhe për të ulur kostot e çdo gjëje, nga sensorët te numri i njerëzve për të arritur në treg është intensifikuar gjithashtu sepse financimi i investitorëve për makinat autonome ka rënë.

Dyshimet janë se investitorët pyesin se sa shpejt biznesi autonom do të bëhet fitimprurës.

Modelet autonome më të thjeshta ose më të ngadalta si kamionët, ka të ngjarë të arrijnë përfitimin fillimisht, por do të duhen ende vite për të arritur atje.

Investimet e përgjithshme në startup-et e ardhshme të lëvizshmërisë janë ngadalësuar, duke përfaqësuar më pak se 10 për qind të investimeve sipërmarrëse në tremujorin e dytë.

Në tremujorin e parë investimet ranë në 958 milionë dollarë. Vetëm dy vjet më parë investimet lulëzonin, kur Waymo e Alphabet-it mblodhi tre miliardë dollarë, njësia autonome e Didi-t mblodhi 500 milionë dollarë dhe Amazon-i bleu startup-in Zoox për 1.3 miliardë dollarë.

Për konsulentin Chris Borroni-Bird, sistemet autonome nuk janë aq të afta sa njerëzit sepse algoritmet e tyre të perceptimit dhe parashikimit nuk janë aq të mira sa mënyra se si truri i njeriut përpunon dhe vendos.

“Jam i shqetësuar se kompanitë e makinave autonome do të nxitojnë në treg pa provuar se siguria është më e mirë se automjetet e drejtuara nga njerëzit”, thotë ai.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore