Shqipëria

Makina përplas për vdekje këmbësorin


Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e 10 shkurtit, në afërsi të fshatit Vashtmi në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se mjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S.K., 25 vjeç, nga fshati Libonik, ka përplasur këmbësorin me inicialet P.P., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia gjendet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore