Vende

Magji dhe sporte ekstreme në Detin e Kuq


Vija bregdetare e Detit të Kuq është kthyer në një destinacion të kërkuar nga njerëzit që dashurojnë sportet.

Deti i kuq, i cili është pjesë e Oqeanit Indian dhe shtrihet midis Afrikës dhe Azisë, konsiderohet si një ndër vendet më të nxehta dhe me efekte kurative për shëndetin – uji i detit ka nivele të larta të kripës.

Një ndër qytetet moderne turistike në Detin e Kuq, që mund të vizitoni është “El Gouna”.

Ky qytet është ndërtuar përgjatë bregut dhe në ishuj të vegjël, dhe është i njohur për lagunat, shkëmbinjtë nënujorë koralë dhe plazhet me rërë.

Qyteti ka një popullsi prej vetëm 24 mijë banorësh.

Sheshi Tamr Henna me palma, dyqane dhe kafene.

Në zonën e qendrës së qytetit, Sheshi Tamr Henna ka palma, dyqane dhe kafene me ndenjëse jashtë.

Përveçse mund të shijoni kafe, ja çfarë tjetër mund të bëni:

Zhytje

Së bashku me ishullin Sipadan të Malajzisë dhe ishullin Cocos në Kosta Rika, vija bregdetare e Egjiptit shpesh renditet si vendi më i mirë për zhytje në botë.

Në Detin e Kuq ndodhen rreth 1 mijë e 200 lloje peshqish, duke përfshirë 44 lloje peshkaqenësh.

Por, për të shijuar atë që shfaqet në këto ujëra, nuk është domosdoshmërish kusht për të qenë zhytës profesionist – një zhytje kushton rreth 35 euro.

Kitesurfing – sporti ekstrem

Lagunat e cekëta të El Gouna dhe erërat krijojnë kushtet normale për sportet ekstreme.

Kiteri përdor fuqinë e erës me një çift të fuqisë së madhe për t’u tërhequr në një sipërfaqe uji, toke ose dëbore.

Çdo vit organizohet festivali “Kite Mania”.

Spektatorët mund të shijojnë spektaklin madhështor nga sërfistët më të mirë nga e gjithë bota.

Sliders Cable Park

Për tifozët e sporteve të ujit, që preferojnë të mos mbështeten në kushtet e erës, ekziston Sliders Cable Park – një nga parqet olimpike më të mëdhenj në botë.

Lundrimi në Detin e Kuq

Për të shijuar bukurinë e Detit të Kuq, shëtitja me varkë është një ide shumë e mirë. Era dhe qetësia do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë shëtitjes.

Nga aty mund të shihni qartë delfinë dhe peshkaqenë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore