Muzikë

Madonna rrëzohet në skenë, por e menaxhon situatën si një profesioniste e vërtetë


Këngëtarja ikonike Madonna nuk ndikohet nga fatkeqësitë e saj në skenë.

Kësisoj ylli i zhanrit pop 65 vjeçe, u rrëzua në skenë teksa performonte hitin e saj të vitit 1986 “Open Your Heart” pasi një nga kërcimtarët e saj rrëshqiti – dhe ajo e trajtoi situatën si një profesioniste e vërtetë.

Gjatë koncertit në Seattle, ndalesa e fundit në turneun e saj “Celebration”, Madonna u ul në një karrige ndërsa performonte koreografinë për këngën, e cila është frymëzuar nga videoja e saj ikonë muzikore.

Derisa po këndonte, kërcimtari e tërhiqte Madonna-n e ulur në karrige, dhe në një moment gjërat shkuan përtej pritshmerive, çka bëri që kërcimtari të rrëzohet në skenë.

Por ylli i popit nuk humbi asnjë ritëm – dhe as kërcimtari.

Menjëherë pasi u përplas në dysheme, këngëtarja e “Material Girl” rifilloi këngën dhe u rrokullis pa mundim nga karrigia në skenë, ndërsa kërcimtari e tërhoqi atë.

Pasi lëshoi një të qeshur të përzemërt, Madonna, ende e buzëqeshur, u ngrit në këmbë me ndihmën e kameramanit të saj dhe rifilloi koreografinë “Open Your Heart” sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Fansat e këngëtares kanë ndarë këndvështrime të shumta të incidentit në skenë në rrjetet sociale, duke ndarë reagimet e tyre për momentin.

Në përgjigje të një klipi të shpërndarë në X/ish-Twitter, përdoruesit shkruan: “Ajo është Mbretëresha për një arsye” dhe “ajo e qeshur ishte gjithçka”.

Përndryshe, javë më parë Madonnaishte paditur nga një palë fansash të saj të cilët pretendojnë se  pop ylli “premtoi në mënyrë të rreme një orar të fillimit të koncertit që ajo kishte dështuar vazhdimisht ta nis”.

Banorët e qytetit të Nju Jorkut, Michael Fellows dhe Jonathan Hadden, akuzuan Madonna-n, Barclays Center dhe Live Nation për “praktika tregtare të pandërgjegjshme, të padrejta dhe mashtruese” në një padi të paraqitur në gjykatën federale të Bruklinit.

Fletushka e koncertit dhe promovimi për tre koncertet “Celebration” të Madonnës në Nju Jork në dhjetor thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por siç thekson ankesa, koncertet kanë filluar vetëm pak kohë pas orës 22:30.

Dyshja e tifozëve debatuan se kjo përbën një shkelje të kontratës.

Sipas dosjes, fansat pretendojnë se janë “përballur me transport të kufizuar publik, ndarje të kufizuar të udhëtimit dhe rritje të kostove të transportit publik dhe privat” nga shfaqja e Madonnas më 13 dhjetor që përfundoi pas mesnatës”.

“Madonna kishte demonstruar vështirësi të jashtëzakonshme për të siguruar një performancë në kohë ose të plotë, dhe të pandehurit ishin të vetëdijshëm se çdo deklaratë për kohën e fillimit për një shfaqje përbënte, në rastin më të mirë, spekulime optimiste”, thuhet në padi.

Padia përmendi gjithashtu kohët e vonuara të fillimit të shfaqjeve të Madonnas më 14 dhjetor dhe 16 dhjetor, duke vënë në dukje “historinë e gjatë të yllit të pop-it për të mbërritur dhe nisur me vonesë koncertet e saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore