Muzikë

Madonna “akuzon” Tory Lanez për vjedhje të këngës së saj


Ikona e muzikës pop, Madonna ka filluar përplasjen e radhës. Pas sherrit me rep artistin 50 Cent, kësaj radhe ajo ka nisur një “betejë” tjetër me rep artistin kanadez, Tory Lanez, të cilin ajo po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e saj duke thënë se kjo është e paligjshme.

Ylli i hitit “La isla bonita”, i ka komentuar Lanez, duke i thënë  – “Lexoj mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove’”.

Komenti i Madonnas në fotografinë e Tory Lanez.

Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”  – të njëjtën rep artisti e ka promovuar në rrjetet e tij sociale, ndërsa Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij.

Kjo vjen pasi që instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtrirje e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”.

Gjithsesi, Madonna nuk është i vetmi personazh publik që telashe po ka me rep artistin kanadez, pasi që ky i fundit në sherr është futur edhe me rep artisten, Megan Thee Stallion.

Megan Thee Stallion.

Rep artistja e hitit “Thot Shit”, e ka akuzuar Toryn se kishte bërtitur “kërce e ndyrë, kërce” duke gjuajtur me armë zjarri në dysheme dhe mu pranë këmbëve të Megan – dhe në fund duke e plagosur atë.

Ndërkaq, Madonna, nuk ka pranuar të komentojë për revistën TMZ, rreth asaj se nëse ajo po përgatitet të ndërrmarrë veprime ligjore kundër Tory Lanez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore