Lajme

Macron zyrtarizon ligjin për rritjen e moshës së pensionit


Reforma jopopullore e pensioneve, me masën e saj kryesore për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç, u shpall mëngjesin e kësaj të shtune në Fletoren Zyrtare, pas vleftësimit të pjesës më të madhe të tekstit nga Këshilli Kushtetues.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “AFP” dhe gazeta “Le Figaro”.

Pas vendimit të Këshillit Kushtetues të premten, ndërsindikata i kishte kërkuar “solemnisht” presidentit Emmanuel Macron “të mos shpallte ligjin”. Një kërkesë mbeti një letër e vdekur: duke shpallur tekstin, Kreu i Shtetit kundërshtoi përfundimin e papranueshmërisë.

Presidenti i Republikës kishte 15 ditë kohë pas vlefshmërisë së shumicës së masave reformuese të premten nga Këshilli Kushtetues për të vendosur nënshkrimin e tij, duke i dhënë kështu fuqinë e tekstit.

“Kështu ndryshohet Kodi i Sigurimeve Shoqërore (…) Në paragrafin e parë fjala: “gjashtëdhjetë e dy” zëvendësohet me fjalën “gjashtëdhjetë e katër””, thuhet në tekst.

Ndërsindikata “i kërkoi solemnisht” presidentit francez Emmanuel Macron të premten “mos shpalljen e ligjit” për reformën e pensioneve, pas vendimit të Këshillit Kushtetues për të vleftësuar shtyrjen e moshës së pensionit në 64 vjeç.

“Përballë refuzimit masiv të kësaj reforme, ndërsindikata i kërkon solemnisht mos shpalljen e ligjit, si e vetmja mënyrë për të qetësuar zemërimin që shprehet në vend”, shkruajnë sindikalistët në një deklaratë për shtyp.

Duke u bërë thirrje punonjësve që 1 majin ta bëjnë “ditë të mobilizimit të jashtëzakonshëm dhe popullor kundër reformës së pensioneve dhe drejtësisë sociale”, ajo “vendos (deri atëherë) të mos pranojë takime me ekzekutivin”, pohon njoftimi duke hedhur poshtë ftesën e Elysee-s.

“Këshilli Kushtetues ka censuruar sot 6 nene të ligjit. Ambiciet e pakta që përmbante për punësimin e të moshuarve, të drejtën e informimit, vështirësitë për punonjësit me kontratë të shërbimit publik… janë zhdukur nga teksti përfundimtar. Ndërsa ishte tashmë e padrejtë, teksti i ligjit për shtyrjen e moshës ligjore të pensionit është tashmë edhe më i pabalancuar”, shprehin keqardhjen tetë sindikatat kryesore franceze si dhe pesë organizata rinore.

Këshilli Kushtetues kishte në dorë fatin e reformës së pensioneve. Nëntë burrat “e mençur” më në fund vendosën të miratojnë shtyrjen e moshës së fillimit në 64 vjeç.

Gjykata vendosi të vërtetojë pjesën më të madhe të reformës së pensioneve, por hedh poshtë gjashtë dispozita duke përfshirë “indeksin e lartë”.

Të nëntë të mençurit refuzuan gjithashtu kërkesën për një referendum të kërkuar nga e majta.

Vendimet e Këshillit, përgjegjës për monitorimin e përputhjes së ligjeve me Kushtetutën, nuk janë objekt ankimimi.

Më herët gjatë ditës, Emmanuel Macron kishte ftuar sindikatat në Elysée të martën e ardhshme, për një dialog “pa parakushte” dhe “sido qoftë vendimi i Këshillit Kushtetues”.

Një propozim që nuk u prit mirë nga sindikatat, tani u kthye në mbledhjen e tyre tradicionale të 1 majit.

Shenjë e tensionit të madh, çdo demonstrim pranë selisë së institucionit, që ndodhet në një krah të matur të Pallatit Mbretëror, është ndaluar që prej mbrëmjes së së enjtes pas një bllokimi të shkurtër në mëngjes.

Dhe barriera mbresëlënëse kundër trazirave janë ngritur në rrugën de Montpensier.

Edhe shumë demonstrues janë lëvizur dhe kanë pritur vendimin e Këshillit Kushtetues në oborrin e bashkisë.

Comédie Française, një fqinj i Këshillit në Palais-Royal, ka anuluar gjithashtu shfaqjet e saj të premten.

Ideja e implementimit është ajo e shtyrjes së moshës së pensionimit, nga 62 vjeç që është aktualisht, në 64.

E gjitha, për të barazuar shpërndarjen e pensioneve në mënyrën e duhur dhe duke marrë parasysh se një skenar i tillë, për shkak të kostove shumë të larta, po kthehet në dhimbje koke për superfuqinë në kontinentin e vjetër.

Numri i të pensionuarve po rritet dukshëm shpejt në Francë, jetëgjatësia po ashtu, ndërsa mosha e pensionimit nuk ka ndryshuar prej kohësh.

Kjo ka bërë që buxheti i shtetit të marrë goditje të mëdha për të përmbushur shpërndarjen e pensioneve në mënyrë korrekte.

Veçse ky arsyetim nuk mjafton sipas francezëve, pavarësisht faktit se Qeveria e ka etiketuar si “jetike” për gjithë vendin shtyrjen e moshës në 64 vjeç.

Një zgjidhje tjetër e dhënë, është edhe ajo e uljes së pensioneve nga një anë, ose nga ana tjetër edhe rritja e kontributeve, për ata të cilët ende janë në gjendje pune.

Sërish, për popullatën asgjë e pranueshme, me 70% të qytetarëve në francezë, kundër çdo lloj reforme të ngjashme.

Madje, argumentet e palës tjetër, kryesisht e formuar nga e djathta ekstreme, janë bërë më të besueshme për qytetarët, pasi pretendojnë se gjendja aktualisht nuk është aq alarmanete sa deklaron Macron dhe Qeveria e tij dhe mbi të gjitha, sipas tyre, një rritje e moshës mund të implementohet në mënyrë më graduale.

Vlerësimi i miratimit të presidentit francez Emmanuel Macron ra me dy pikë përqindje në shkurt në 32 për qind, më i ulëti në tre vjet.

Këtë e dëshmoi sondazhi më i fundit i agjencisë Ifop, i cili kryhet çdo muaj për “Le Journal du Dimanche”.

Në përgjithësi, që nga shtatori 2022, vlerësimi i miratimit të Macron ka rënë me 6 për qind, duke u kthyer në nivelet e para-Coronavirusit.

Popullariteti i presidentit francez ra më së shumti në mesin e mbështetësve të partisë konservatore “Republikanët” (-12 për qind).

Edhe ata që votuan për Macron në raundin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale u larguan pjesërisht prej tij (-4 për qind).

Vlerësimi i miratimit të kryeministres franceze Élisabeth Borne ra gjithashtu me 3 për qind, duke qëndruar tani në 29 për qind, më i ulëti që kur ajo mori detyrën në maj të vitit të kaluar.

Arsyeja e rënies së vlerësimit të presidentit francez në Le Journal du Dimanche është reforma jashtëzakonisht e papëlqyeshme e pensioneve, e cila tashmë ka çuar në disa protesta mbarëkombëtare.

Fakti që ai vetë praktikisht nuk komenton për këtë temë nuk e ndihmon Macron, shton botimi.

Anketa është kryer nga data 9 deri më 16 shkurt 2023, me pjesëmarrjen e 1 mijë e 952 personave që përfaqësojnë popullsinë e Francës 18 vjeç e lart, duke përdorur metodën e kuotave, me një diferencë gabimi nga 1 deri në 2,3 pikë përqindje.

Për kujtesë, plani i qeverisë franceze parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit me tre muaj çdo vit, në mënyrë që deri në vitin 2030 të arrijë objektivin e 64 vjetëve në vend të 62-shit aktual.

Më parë, qeveria franceze kishte planifikuar të rriste moshën e pensionit deri në 65 vjeç.

Përveç kësaj, nga viti 2027 – tetë vjet më herët se sa ishte planifikuar më parë – do të jetë e nevojshme të punoni të paktën 43 vjet për të marrë një pension të plotë.

Sipas sondazheve të fundit, 72 për qind e francezëve janë pro vazhdimit të protestave kundër reformës së pensioneve dhe rreth 40 për qind mendojnë se duhen forma më vendimtare proteste.

Procesi ndaj Macron, kush ka të drejtë: Ai, apo populli?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore