Macron, Scholz dhe Tusk – Një pakt për të izoluar von der Leyen dhe Melonin

SHFLETO
Sadiola Xhelili
08.04.2024 19:14
Loading Icons...

Një aleancë e re e aftë për të përcaktuar marrëdhëniet e pushtetit brenda Bashkimit Evropian.

Për të zgjedhur liderët e rinj të BE-së, për të ulur shanset në favor të një përsëritjeje të Ursula von der Leyen dhe për të margjinalizuar të djathtën, përfshirë atë të Giorgia Meloni-t.

“Trekëndëshi i Weimar-it”, grupi i bashkëpunimit midis Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, po bëhet më shumë se thjesht një marrëveshje bashkëpunimi.

Një pakt për të udhëhequr dhe orientuar politikisht unionin në të ardhmen e afërt.

Me pak simpati për ekipin aktual komandues të Palazzo Berlaymont dhe shumë dyshime ndaj qeverisë Meloni.

Nëse më pak se dy vjet më parë “Trekëndëshi Draghi-Macron-Scholz” lindi në trenin për në Kiev, ajo marrëveshje tashmë është harruar dhe Italia nuk është më pjesë e bllokut të lidershipit evropian.

Një ulje e konsiderueshme për Romën.

Nuk është rastësi që “Trekëndëshi i Weimar-it” është ribashkuar pas një pauze prej më shumë se 13 vjetësh.

Presidenti francez, kancelarja gjermane dhe kryeministri i ri polak kanë çpluhurosur një marrëveshje të vjetër për të krijuar një ekuilibër të ri në Evropë.

Së pari për luftën në Ukrainë, por marrëveshja po shkon drejt gjithçkaje tjetër.

Një “ndjenjë” që frymëzohet nga fakti se Polonia po bëhet pikë referimi për NATO-n në Evropë.

Mjafton të thuhet se është ndër të paktët partnerë që respektojnë kontributin prej 2 për qind të PBB-së për shpenzimet ushtarake.

Varshava është madje në 3.92 për qind. Më shumë se SHBA.

Dhe nuk është rastësi që javën e kaluar ministrat e Jashtëm të tre vendeve nënshkruan një editorial me një objektiv të qartë: ndalimin e frontit pro-Putin të së djathtës së Kontinentit të Vjetër.

“Nuk mund të lejojmë asnjë zonë gri”, shkruan ata më 3 prill.

Ndaj qeveritë e Parisit, Berlinit dhe Varshavës po bëhen përkthimi plastik i shumicës pro-evropiane që ka mbizotëruar deri tani në Parlamentin Evropian: Liberalëve, Socialistëve dhe Popullarëve.

Me pak simpati ndaj Ursula von der Leyen. Për arsye të ndryshme.

Presidenti francez ndihet i tradhtuar nga lëvizjet e saj të fundit dhe beson se nevojitet një kandidat më i fortë për të përballuar pesë vitet e ardhshme.

Edhe në Këshillin e fundit Evropian ai përvijoi identikitetin e një “tekniku”.

Kancelari, si lider i SPD-së, nuk është gati të qëndrojë në barrikada për bashkatdhetarin e tij dhe e di se pa të mund t’u japë aleatëve të Gjelbër një vend si Komisioner i BE-së.

Sakaq, kryeministri polak nuk i duron dot lëshimet e bëra nga Komisioni Evropian ndaj asnjë lideri të djathtë, në radhë të parë Meloni-t, e cila nuk i ka ndërprerë në mënyrë të paqartë marrëdhëniet me frontet pro-ruse, veçanërisht atë të hungarezit Viktor Orban.

Kryetarja e Komisionit ka filluar kështu të kuptojë se linja e ndjekur deri tani po komprometon garën për konfirmim.

Dje, hapi fushatën zgjedhore në Greqi me kryeministrin popullor të Athinës Mitsotakis.

“Miqtë e Putin-it këtu në Evropë – nënvizoi von der Layen – po përpiqen të rishkruajnë historinë tonë dhe të sabotojnë të ardhmen tonë. Emrat mund të jenë të ndryshme, por qëllimi i tyre është i njëjtë, shkelin vlerat tona dhe duan të shkatërrojnë Evropën tonë. Nuk do ta lejojmë kurrë të ndodhë”.

Por ndjesia me kryeministren italiane, e cila taktikisht u kërkua të kishte disa vota më shumë në Parlamentin e ardhshëm dhe gjithashtu në Këshillin Evropian, i cili do të tregojë emrin e Presidentit të ri të Komisionit, rezulton të jetë kundërproduktive.

Dhe në fakt Antonio Tajani, ministër i Jashtëm me ndikim në Partinë Popullore Evropiane , fillon të tregojë kujdes.

Sipas tij, “PPE votoi në kongres dhe sugjeron emrin e Ursula von der Leyen. Por ende nuk ka një kandidat për traktatin. Është shumë herët për të kuptuar se si do të përfundojnë gjërat”.

Dhe Giorgia Meloni, e cila kishte vënë bast për miqësinë reciproke parazitare me von der Layen, po kupton se ajo mund të mos jetë më emri fitues.

Dhe vërtet që procesi i margjinalizimit në procedurat vendimmarrëse të Brukselit po bëhet alarmues.

Marrë nga “La Repubblica”, përshtatur për “Albanian Post”.