Sport

Mac Allister është afër transferimit në Liverpool


Mesfushori i shumë kërkuar i Brighton-it, Alexis Mac Allister, dëshiron që t’i bashkohet skuadrës së Liverpool-it për sezonin e ardhshëm.

Kështu raportojnë mediet britanike, me mesfushorin argjentinas, i cili është gati për të bërë hapin e madh të karrierës.

Shumë klube të mëdha evropiane ishin të interesuar për të, por siç duket Mac Allister e ka mendjen vetëm te Liverpool-i.

 

Raportohet që “The Reds” do të paguajnë mbi 50 milionë funte për ta transferuar fituesin e Kupës së Botës në “Anfield”.

Ndërkaq, 24-vjeçari ka kontratë të lidhur me Brighton-in deri në verën e vitit 2025, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ai këtë sezon pati paraqitje fantastike, duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar tre asistime në 39 ndehsje në Premier Leauge dhe në FA Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore