Sport

Mac Allister dëshiron të transferohet në Juventus


Juventusi është seriozisht i interesuar të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Brighton-it dhe Argjentinës, Alexis Mac Allister, i cili thuhet se ka dhënë dritën jeshile për një lëvizje në Torino.

24-vjeçari u bë i njohur në Kupën e Botës në Katar, duke qenë një nga yjet më të ndritur të Argjentinës drejt shpalljes kampion.

Mac Allister u paraqit në të gjitha ndeshjet e kombëtares së tij, përveç njërës, duke shënuar kundër Polonisë dhe duke dhënë një asistim në finalen kundër Francës.

Siç detajohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Juventus po kërkon të marrë një mesfushor të ri për të hyrë në skuadrën e Massimiliano Allegrit, duke u përgatitur për largimin e Adrien Rabiot në verë.

Zonja e Vjetër është gjithashtu e gatshme të shesë Ëeston McKennie për të mbledhur fonde, duke i shtyrë ata të kërkojnë një zëvendësues kryesor.

Paraqitja e Mac Allister-it në Kupën e Botës i joshë drejtuesit e klubit bardhezi, të cilët janë të etur për ta marrë 24-vjeçarin.

Mesfushori argjentinas e ka bërë të qartë se është i hapur për një transferim në Torino, duke i dhënë klubit një shtysë kryesore.

Tani topi i ka kaluar Brighton-it, të cilët duhet të vendosin nëse duan të fitojnë para nga fituesi i Kupës së Botës.

Lojtari ka një vlerë tregu prej rreth 42 milionë euro dhe kërkohet nga një numër klubesh në mbarë Evropën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore