LVV-ja i bashkohet zyrtarisht frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut

SHFLETO

Ilustrim

 

Armat Matoshi
24.12.2023 17:10
Loading Icons...

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet në Kosovë – zyrtarisht i është bashkëngjitur frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht koalicionit të përbërë nga Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

“Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja Vetëvendosje, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, bashkërisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Mexhiti ndër të tjera.

Bekim Qoku, këshilltar politik për Maqedoninë e Veriut në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja do të jetë “shtylla e katërt shqiptare” kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, nën udhëheqjen e politikanit veteran, Ali Ahmeti, duke synuar ndryshimin e balancës së forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Lëvizja Vetëvendosje po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut. Këtu po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë”, ka deklaruar Qoku.

Përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje në çështjet politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është konsideruar si anim direkt në promovimin e një vije të caktuar politike opozitare me qëllim përçajen e faktorit politik shqiptar, ndërsa opozita shqipare synon gjejë një formulë për t’ia hequr Bashkimit Demokratik për Integrim primatin e partisë kryesore shqiptare.

Beteja e Kurtit për “primatin e liderit mbarëkombëtar”, nxit “përçarje” në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut