![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/04/1713423574_bashanikolla.jpg)
Partia Demokratike (PD) këtë të enjte të 18 prillit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryparlamentaren Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.
Kallëzimi i kreut të selisë blu, Lulzim Basha, vjen pas vendimit të Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin demokrat të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha – përveç Sali Berishës.
Ndërkohë Kuvendi ka shpjeguar se Berisha ka mbetur jashtë, pasi ai nuk ka qenë anëtar i grupit të PD-së që prej nisjes së legjislaturës.
Me kërkesë të Gazment Bardhit sakaq, në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD-së që prej nisjes së legjislaturës më 10 shtator.
Kuvendi – më datë 9 prill 2024 – është njoftuar nga Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature”.
Kurse Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Me vendimin e 9 shtatorit që e përjashtonte Berishën nga grupi pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-të, ai u la jashtë grupit parlamentar të PD në nisje të legjislaturës nga Basha.
Më 19 maj 2021, ka qenë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili e ka cilësuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha, si persona non-grata në SHBA. Gjithashtu, familja e Berishës është cilësuar si non grata nga Sekretari Blinken.
Ndërkaq, Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie ku vendimin e ka marrë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Më 21 dhjetor, ishte Kuvendi i Shqipërisë, ai i cili i hapi rrugën Berishës për t’u arrestuar nga SPAK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ligji i ri për Policinë e Shtetit, Balla: Në nivelin e policive të vendeve të BE
-
Vijon beteja me flakët në Vlorë, Dredha: Zjarri është vendosur nga dora e njeriut
-
Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë Valbonë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Lajmet kryesore
-
Deputetët e VV-së bllokojnë komisionin parlamentar për llogari të Selajdin Beqës, njeriu me aktakuzë që rrahu kolegun në zyrë
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
-
Prokurorët hapin hetim pasi rrjeti hekurudhor francez u godit nga zjarrvëniet
-
6 vjet pa Adem Demaçin