
Qyteti i Luksemburgut është vlerësuar me Çmimin “EUAccessCity” 2022, gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e “Ditës Evropiane të Personave me Aftësi të Kufizuara”, më 3 dhjetor.
Kjo iniciativë, e cila është marrë nga Komisioni Evropian, vlerëson përpjekjet e një qyteti sa i përket mikpritjes dhe aksesin që u mundëson personave me aftësi të kufizuar.
Luksemburgu ishte në një konkurrencë të fortë mes qyteteve evropiane, si: Barcelona, Helsinki, Leuven-i, Palma dhe Porto.
Komisionerja Evropiane për Barazinë, Helena Dalli, tha se: “Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë të drejta të barabarta. Personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo vend, punë, zyra, teatër apo parqe”.
Luxembourg is the winner of the 🏆 2022 🇪🇺 #EUAccessCity Awards! 👏
The prize recognises the city's efforts to improve accessibility for everyone through:
🔹public awareness campaigns
🔹a comprehensive design-for-all approachTogether, we can build a barrier-free Europe. pic.twitter.com/uu1wPJRF37
— European Commission 🇪🇺 (@EU_Commission) December 3, 2021
Drejtuesit e qyteteve të përzgjedhura për Çmimin “EUAccessCite” shpjegojnë sesi ua lehtësojnë personave me aftësi të kufizuar aksesin në zonat publike dhe private, duke përfshirë strehimin, vendet e punës, transportin publik, këndet e lojërave, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK).
Këtë vit, mes 40 qyteteve në të gjithë Bashkimin Evropian (BE), që aplikuan për çmimin, u zgjodh Luksemburg-u si fitues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com