Sport

Lukaku vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ me Mourinho-n


Romelu Lukaku thotë se ka një “marrëdhënie speciale” me trajnerin e Romës, Jose Mourinho.

Dyshja janë ribashkuar në Romë këtë sezon, pasi më parë kanë punuar së bashku në Manchester United dhe Chelsea.

Lukaku iu bashkua Romës në formë huazimi nga Chelsea, pasi e kaloi sezonin e kaluar përkohësisht në Serie A me Interin.

Dhe periudha e tij në kryeqytetin e Italisë ka regjistruar një fillim të fortë, me 30-vjeçarin që regjistroi shtatë gola në tetë ndeshje – duke përfshirë dy në fitoren e djeshme 4-1 në Cagliari.

“Shumë gjëra u thanë për mua, por unë punova shumë gjatë verës”, tha Lukaku. “Unë jam profesionist”.

“Kam një marrëdhënie të veçantë me (Mourinhon). Ai e njeh familjen time. Ai i njeh fëmijët e mi”, shtoi sulmuesi belg.

“Unë kam vërtet besim tek ai dhe ai me të vërtetë ka besim tek unë”, theksoi 30-vjeçari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore