Sport

Lukaku tek Inter, pesha në arkën e klubit


Romelu Lukaku do të rikthehet tek Inter-i këtë sezon. Sulmuesi belg do të huazohet në “Giuseppe Meazza” pas një sezoni jo të mirë te Chelsea.

Klubi londinez pagoi 115 milionë euro te zikaltrit verën e kaluar për të marrë shërbimet e Lukaku-t. Ndërsa, ai do të bëjë prapakthim për 8 milionë euro, plus 2 milionë bonuese. Pra, tarifa e huazimit njëvjeçar.

“Big Rom” do të zbarkojë në Milano javën që vjen për të kryer vizitat mjekësore.

Ai do të përfitojë 8.5 milionë neto në sezon, nga 12 milionë që përfitonte në “Stamford Bridge”. Paga bruto, që do të peshojë në arkat e klubit, do të jetë 11.1 milionë euro.

Në total, Inter-it do t’i kushtojë huazimi njëvjeçar i Lukaku-t 19.1 milionë euro.

Marrëveshja nuk ka të përfshirë të drejtën apo detyrimin e blerjes përfundimtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore