Sport

Luka Modric rinovon kontratën me Realin


Luka Modric ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022.

Mesfushori kroat, kontrata e të cilit do i skadonte me 30 qershor, ka firmosur marrëveshjen që e mbanë të lidhur me klubin mbretëror edhe për një sezon tjetër.

35-vjeçari ka qenë një ndër pikat kryesore të formacionit të Zidane gjatë këtyre viteveve te Reali.

Fituesi i topit të artë, ka pranuar uljen e pagës, qe klubi i Realit i kërkoi për të lehtësuar efektet e pandemisë.

Kujtojmë që Modric është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, kur u transferua nga Tottenham Hotspur për shifrën e 40 milion euro.

Me madrilenët ai ka luajtur 391 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 28 gola.

Ndërsa me Realin ai ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, dy herë La Ligën, një herë Kupën e Spanjës, tre herë Superkupën e Spanjës, tre herë Superkupën e Evropës dhe tre herë Kupën e Botës për klube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore