Lajme

Lufta kundër korrupsionit/ Kurti: Do punojmë që të bëhemi vend i pastër


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur lajmin për pozicionin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të punojnë edhe më shumë kundër krimit dhe korrupsionit institucional, derisa Kosova të jetë afër vendeve të pastra nga korrupsioni.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende”.

“Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Republika e Kosovës ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Kurse në vitin 2020, Kosova kishte 36 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore