Film

Luana Bajrami flet në Cineuropa për filmin “Luaneshat e Kodrës”


Aktorja dhe regjisorja kosovare Luana Bajrami në një intervistë dhënë për Cineuropa për rastin e Festivalit e 74-të të Filmit në Kanë ka folur për filmin “Luaneshat e Kodrës”, film ky pretendent për çmimin “Kamera e Artë”.

“Kur kam nisur ta shkruaj skriptën për filmin “Luaneshat e Kodrës”, skenën e parë e kam shkruar për tre vajza në një kodër, duke biseduar për të ardhmen. Kjo skenë nuk është më në film, por titullin filmin ia ka dhënë kjo skenë, dhe është gjeneza e projektit”, ka thënë regjisorja Bajrami.

Ajo ka treguar se gjatë kohës së fëmijërisë së saj, ajo me një kusherine të saj kanë kaluar shumë kohë në kodra, dhe se ishte pjesë e rëndësishme për të që ato kujtime ti bëjë film.

“Edhe nëse mendoj që historia duhet të tregojë diçka shumë universale, për mua ishte e rëndësishme të tregoj për Kosovën të cilën njerëzit nuk e dijnë. Sepse kur mendojmë për Kosovën, mendojmë për luftën. Ti tregojmë gjeneratave të reja Kosovën e vërtetë, që është një peisazh i bukur”.

Tre personazhet kryesore të Luaneshave.

“Ne ato i shohim në përditshmërinë tonë, por jo edhe aq shumë. Ne i shohim disi krejt së bashku. Dhe ata të gjitha kanë gjendje të veçanta në familjet e tyre. Dhe tregon një shumësi problemesh që mund ti shohim në botë”, ka shpjeguar Bajrami.

Rinia në kafaz

“Për mua ishte e vështirë që të kuptoj se mund të ndihesh si në burg në një vend, është e çuditshme në njëfarë mënyre, por kjo ndodh në shumë vende”.

Ajo po ashtu tregoi si në shaka kur gjersa po bisedonin me personazhit e filmit, se çfarë ëndërra kanë për të ardhmen, e lloj lloj fantazirash sikur “të hamë drek me Rihanan”, por s’munden sepse duhet të kenë viza.

“Dhe kjo gjë më ndaloi, thash me vete, duhet këtë gjë ta theksoj edhe në film”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore