Sport

Los Blancos mund të nënshkruajnë tre lojtarë jo evropian, pasi Rodrygo dhe Militao morën nënshtetësi spanjolle


Real Madridi do të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarë joevropianë në dritaren e ardhshme të transferimeve pasi ndërkombëtarët brazilian Rodrygo Goes dhe Eder Militao morën të dy shtetësinë spanjolle.

Rodrygo, 21 vjeç, iu bashkua Los Blancos nga klubi brazilian Santos në verën e vitit 2018, ndërsa një vit më vonë, Militao u transferua në Madrid nga FC Porto.

Me bashkëlojtarin e tyre brazilian, Vinicius Jr, të cilit i është dhënë gjithashtu shtetësia e dyfishtë muajin e kaluar, Madridi tani ka në dispozicion të tre vendet jo-evropiane.

Kujtojmë, se para vetëm një viti, Los Blancos nuk mund të nënshkruanin me asnjë lojtarë jo evropian, ndërsa tani i kanë të tre vendet e lira.

I pari që morri nënshtetësinë ishte Vinicius, ndërsa pas tij i morën edhe Rodrygo me Miliato-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore