Sport

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në LM Oran 2022


Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell Kosovës medaljen e gjashtë në Oran, të tretën të artë.

Xhudistja kosovare mposhti në finale francezen, Chloe Buttigieg në kategorinë deri në 78 kg.

Kujtojmë se xhudistja kosovare, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo në gjysmëfinale mposhti kroaten, Petrunjela Paviq në kategorinë deri në 78 kg.

Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten turke, Nurcan Yilmaz, ndërsa rundin e parë e kaloi pa luftë.

Sot u përballë edhe Shpat Zekaj, por ai përfundoi në pozitën e shtatë pasi humbi nga kroati, Marko Kumriq, në kategorinë deri në 100 kg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore