Jetesë & Stil

Loredana konfirmon lidhjen me Karim Adeyemin – futbollisti është gjashtë vjet më i ri


Tash e disa ditë, artistja shqiptare Loredana dhe futbollisti gjerman, Karim Adeyemi janë përfolur për një romancë dashurie.

Dyshja e popullarizuar nuk vonuan shumë për të shuar kureshtjen e publikut duke i konfirmuar aludimet e ngritura së fundmi në mediat rozë.

Kësisoj, ylli i hitit “Rockstar” dhe futbollisti i Borussia Dortmund kanë publikuar fotografitë e para të përbashkëta dhe i kanë ndarë ato me ndjekësit në mediat sociale.

Loredana dhe Karim Adeyemi.

“Faleminderit Zotit”, ka qenë mbishkrimi sipër kolazhit të fotografive të dyshes, teksa nuk vonoi shumë dhe ato u ripublikuan nga qindra fansa të tyre.

Gjithsesi, kjo është lidhja e parë e dashurisë së Loredanës në një kohë të gjatë – të paktën për publikun.

Karim Adeyemi dhe Loredana.

Nëse jeni të interesuar të dini diferencën e moshës, ua themi se ajo është afro gjashtë vjet e gjysmë – pasi që Adeyemi është 21-vjeç, kurse Loredana, 27.

Ajo njihet për marrëdhënien me rep artistin shqiptar Gramoz Aliun, i njohur me nofkën skenike si – Mozzik.

Loredana dhe Mozzik, pos projekteve të përbashkëta muzikore që shënuan suksese të mëdha si në trojet shqipfolëse ashtu edhe në ato gjermanfolëse, ata ndajnë bashkë edhe një vajzë nga lidhja e tyre.

Loredana dhe Mozzik.

Vajza e ish-çiftit quhet Hana, dhe madje Mozzik, i pati kushtuar asaj një këngë dedikuese, duke shprehur dashurinë e tij si baba ndaj të voglës – e njëjta këngë, aktualisht numëron afro 10 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore