Lajme

Londër, kalimtari shpëton mrekullisht (VIDEO)


Një kamerë në Stoke Newington (Londër) kapi momentin kur një çati e një lokali u shemb për shkak të erërave të forta. Periudhën e fundit, koha nuk ka qenë aspak e favorshme në këtë zonë. Një kalimtar teksa kalonte, shpëtoj mrekullisht nga përplasja me tullat.

Në fakt, burri po ecte pranë lokalit, disa sekonda para se të binin mbeturinat. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe zjarrfikësit kanë siguruar zonën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore