Sport

Lojtarët dhe klubet e futbollit, ‘peng’ i agjentëve


“Problemi i madh me të cilin po përballet futbolli sot është pabarazia midis kostos së punës me xhiron e arritur. Ulja e kostove të punës është ilaçi i vetëm”, u shpreh CEO i Inter-it, Beppe Marotta, nëntorin e kaluar.

Me sa duket, ai e ka gjetur zgjidhjen: nuk ka asnjë mënyrë tjetër për futbollin e prekur nga Covid, sesa zvogëlimi i asaj që përfaqëson koston kryesore për kompanitë, domethënë pagat e futbollistëve.

Të vetmit që nuk e kanë ndier krizën, sipas lajmeve në lidhje me tregun e transferimeve ditët e fundit, me sa duket janë lojtarët.

Situata paraqitet e njëjtë për të gjitha klubet, pavarësisht nëse janë apo jo ata fajtorë për keqmenaxhim në vitet e fundit.

Humbja e xhiros së sistemit evropian të futbollit përllogaritet midis 5.2 dhe 6.3 miliardë euro, me 360 ​​klube që do të kenë nevojë për rritje kapitali në 6 miliardë në total.

Në këtë kontekst, nuk ka pasur asnjë hap prapa nga lojtarët, që po negociojnë kontrata të reja, përkundrazi.

Nuk munguan kërkesat për paga që, në një situatë normale, do të konsideroheshin të ekzagjeruara, e jo më në momentin që po kalon sot futbolli.

Dhe mbase nuk është rastësi që as lojtarë të nivelit të lartë si Alaba, në përfundim kontrate me Bayern-in dhe i kërkuar nga gjysma e ekipeve të Evropës, kanë mbetur pa kontratë më pak se një muaj para përfundimit të sezonit.

Nga ana tjetër, është gjithashtu një lojë që luhet në gazeta, me klube, agjentë dhe lojtarët vetë që synojnë të sjellin versionin e tyre.

Por ajo që del në pah është një ndjesi, të paktën për sa u përket kampionëve; në të cilën të gjithë po mbajnë peng njëri-tjetrin; në të cilin është e vështirë të kuptohet se kush e ka “thikën” dhe kush anën e dorezës.

Shumë klube nuk kanë mundësi ta humbasin me parametra zero një lojtar, duke marrë parasysh vështirësitë për të investuar në treg. Por, edhe vetë lojtarët nuk janë më në gjendje të kërkojnë shifra shumë të larta, sepse me sa duket edhe kompanitë dhe klubet e gatshme për të shfrenuar imagjinatën, nuk ekzistojnë më.

Një ngërç që nuk ndihmon askënd, në thelb. Më pak nga të gjithë agjentët, të cilët në fund të fundit, rrezikojnë të jenë humbësit e vërtetë: tashmë në vitin 2020, të paktën në Itali, pagat u ulën me një të katërtën (nga 187 në 138 milionë, -26%), brenda një sistemi, i cili për të mbijetuar, do të duhet të veprojë shumë mbi koston më të lartë: atë të pagave të lojtarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore