Lobimi për çnjohjet ndaj Kosovës, Gërvalla: Serbia ka ofruar shteteve afrikane vaksina dhe armatim rus

SHFLETO

Donika Gërvalla

 

Dreni Himbeqa
22.02.2022 12:50
Loading Icons...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Serbia i ka ofruar disa shteteve afrikan pajisje me vaksina ruse dhe armatim rus në atë mënyrë që këto shtete ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Për Gërvallën, Serbia nuk ka zbatuar asnjëherë memorandumin e cila është derivate e Marrëveshjes së Washingtonit për të mos lobuar kundër subjektiviteti të Kosovës.

“Është e qartë, Serbia nuk e ka ndalur asnjëherë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, përkundrazi edhe pandeminë edhe vaksinim e ka përdorur për ta intensifikuar atë”, ka pohuar Gërvalla.

“Nga bisedat që kemi pasur me ministra të Jashtme të shteteve të ndryshme të Afrikës kam kuptuar se Serbia ka ofruar vaksina ruse dhe armatim rus në këmbim të çnjohjes së Kosovës”.

Ajo ka folur edhe për hapat e ardhshëm të politikës së jashtme të Kosovës për sa i përket anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke potencuar se qeveria ka një strategji afatshkurtër dhe afatgjatë për këtë, por që sipas saj për shkak të ndjeshmërisë së temës do të ishte më mirë që për këtë të diskutohet privatisht.