Jetesë & Stil

Lizzo përballet me një tjetër betejë ligjore, akuzohet për ngacmim seksual dhe sulm ndaj stilistes së turneut


Ylli i muzikës pop, Lizzo po e gjen veten të ngatërruar në një tjetër betejë ligjore, e akuzuar për kryesimin e një mjedisi toksik pune, këtë herë nga një stiliste, Asha Daniels, e cila pretendon se ka duruar një “kulturë racizmi dhe ngacmimi” gjatë qëndrimit të saj në turneun e artistes.

Daniels, përgjegjëse për krijimin e kostumeve për kërcimtarët e turneut, ka ngritur akuza ndaj Lizzo-s, për ngacmim seksual dhe racor, diskriminim të aftësisë së kufizuar, hakmarrje dhe sulm edhe prej mbikëqyrësve të artistes, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Në rrëfimin e Daniels, shfaqet një pamje shqetësuese e një “kulture të pasigurt, të ngarkuar seksualisht në vendin e punës”, që supozohet se është nxitur dhe dhënë nga Lizzo dhe menaxherja e garderobës Amanda Nomura.

Po ashtu, Daniels zbulon diskutimet e dëshmitarëve ku Nomura dhe mbikëqyrës të tjerë menduan të punësonin punonjës seksi për akte të turpshme, pjesëmarrjen në shfaqje eksplicite dhe blerjen e substancave të paligjshme, veçanërisht gjatë ndalesës së turneut në Amsterdam.

Ajo pretendon se është ndjerë e detyruar të marrë pjesë në aktivitete të tilla, derisa ankesa e paraqitur zbulon gjithashtu raste të ngacmimeve agresive verbale të shkaktuara nga Nomura ndaj vartësve të saj – Lizzo dhe menaxhmenti i saj dyshohet se ishin në dijeni.

Ankesa përshkruan incidente shqetësuese ku Nomura bëri deklarata kërcënuese dhe u përfshi në veprime hakmarrëse.

Stilistja, thekson se ishte i mbingarkuar dhe i nënshtrohej një mbikëqyrjeje të rreptë nga Nomura, e cila dyshohet se i shkaktoi dëm fizik duke i ndrydhur kyçin e këmbë.

Për më tepër, Daniels pretendon se ajo raportoi raste të ngacmimeve racore dhe seksuale te menaxherja e turneut Carlina Gugliotta, të cilat supozohet se ishin shpërfillur.

Në mënyrë shqetësuese, Daniels u përjashtua nga puna para përfundimit të kontratës së saj.

Dëmet që Asha Daniels ka përjetuar për shkak të sjelljes së pahijshme, thuhet se përfshijnë: ankthin, migrenën, harresën dhe lodhje konstante.

Padia është ngritur kundër Lizzo (Melissa Viviane Jefferson), kompaninsë së saj të prodhimit “Big Grrrl Big Touring, Inc.,”, Nomura dhe Gugliotta, dhe përfshin pretendimet për ngacmim seksual dhe racor, diskriminim të aftësisë së kufizuar, dështim për t’u përshtatur, hakmarrje dhe sulm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore