Liverpool tenton transferimin e mesfushorit të Napolit, ofron 30 milionë funte

SHFLETO
albanianpost
21.02.2023 19:00
Loading Icons...

Piotr Zielinski mund të largohet nga Napoli në verën e ardhshme dhe destinacioni i polakut mund të jetë Premier Leauge angleze.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, gjatë verës së ardhshme, Liverpool-i synon ta transferojë mesfushorin 28-vjeçar.

Sipas mediumit të lartcekur, Liverpool-i parimisht ka arritur marrëveshje me polakun, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Napoli dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e ardhshme.

Mediat në Angli shkruajnë se “The Reds” janë gati të ofrojnë 30 milionë funte për transferimin e Zielinski-t.

28-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 30 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Napolit, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Ndërkohë, Zielinski është pjesë e Napolit që nga vera e vitit 2016, kur ishte transferuar nga Udinese për shumën e 16 milionë eurove.

Në total, ai ka luajtur 311 ndeshje me Napolin në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 46 gola dhe ka dhuruar 41 asistime.